Site icon PORTALB

Kosovë, 30 gushti afati i fundit që partitë t’i deklarojnë koalicionet

Ilustrim

E premtja e kësaj jave do të jetë afati i fundit kur partitë politike duhet të përcaktohen nëse duan që në zgjedhje të shkojnë të vetme apo të bashkohen në koalicion.

Kështu ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot, shkruan Koha.net

Afati për deklarimin e koalicioneve do të jetë deri në orën 00:00 të datës 30 gusht.

Kujtojmë se deri tash, koalicione parazgjedhore kanë nënshkruar AAK-ja me PSD-në dhe Nisma me AKR-në. Edhe këto parti janë në diskutime edhe për koalicione të tjera.

Në ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në bisedime të vazhdueshme për mundësinë që në zgjedhjet që është caktuar që të mbahet me 6 tetor të shkojnë me një listë të përbashkët.

Exit mobile version