Site icon PORTALB

Sekretari i FEG: Nuk mbrojmë gabimet e gazetarëve, sepse ata nuk janë mbi ligjin

photo: eedialog.org

Rikardo Gutierez, sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (FEG), ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, rastin “Reket”, dhe paralajmërimet e funksionarëve të LSDM-së për padi për shpifje ndaj një portali.

“Edhe pse praktika e Shoqatave të gazetarëve në shtetet evropiane është të rekomandojnë të shmangen padi ndaj mediave dhe gazetarëve, kjo nuk nënkupton se çdoherë duhet të rreshtohet në mbrojtje të gazetarëve të cilët kanë gabuar para ligjit”, ka deklaruar Gutierez.

Sipas tij, kur një gazetar vepron jashtë ligjeve, ne si Shoqatë, shton ai, “para se të reagojmë, shohim nëse ai atë e ka kryer në interes të opinionit ose vallë është qëllimkeq që të nxihet dikush, a është gënjeshtër e pastër, ose qëllim më i lartë publik”.

“Megjithatë gazetarët nuk janë mbi ligjet dhe të rreshtohet në mbrojtje të diçkaje të pambrojtur që e ka kryer ndonjë gazetar, i dobëson shoqatat profesionale. Ekzistojnë punë të papranueshme dhe detyrë e jonë si organizatë nuk është t’i mbulojmë gabimet e gazetarëve por t’u themi ku kanë gabuar”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i FEG.

FEG nuk i shikon si problem paralajmërimet e funksionarëve të LSDM-së për padi për shpifje ndaj mediave në lidhje me rastin “Reket”.

LEXO: Zaev: Padi për shpifje ndaj gazetarëve që më përfshijnë në “Reket”
LEXO: Shekerinska dhe Remenska paralajmëruan padi për njërin portal në RMV për “Reket”
LEXO: Dimitrov: Për herë të parë në jetë, do të padis këtë portal për shpifje në rastin “Reket”

Exit mobile version