Site icon PORTALB

RMV, është shtrenjtuar dizeli

Derivate të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë deri në javën e ardhshme. Sipas KRRE-së çmimet e benzinës do të mbeten të pandryshuara dhe do të shiten me çmim të njëjtë, ndërsa dizeli do të shtrenjtohet për gjysmë denari.

Kështu që benzina Super 85 do të vazhdoj të shitet për 66.50 denarë për litër, Super 98 do të shitet 68.50 denarë për litër dhe Dizeli nga mesnata do të shitet për gjysmë denari më shtrenjtë dhe do të kushtoj 61 denarë për litër.

Exit mobile version