Serbia po vazhdon fushatën kundër pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se shteti afrikan i Togos ka marrë vendimin për të tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës.
Sipas tij, Togo është shteti i 15-të që tërheq njohjen e Kosovës, njofton Kosovapress.
Ai ka pranuar se ka për qëllim që numrin e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës të bie nën 97, që i bie të jetë gjysma e 193 vende sa i kanë në total Kombet e Bashkuara.
“Vazhdojmë tutje, derisa Kosova që ta kuptojë që gjërat nuk kanë marrë fund dhe se duhet të mendoj për kompromis”, ka shtuar Daçiq për televizionin Pink.
Kujtojmë se shtetet e Quint-it e kanë lëshuar një deklaratë në të cilën i bënte thirrje Serbisë që ta ndërprente fushatën kundër njohjeve të Kosovës.
Togo e ka njohur pavarësinë e Kosovës në korrik të vitit 2014.