Site icon PORTALB

Ambasada Amerikane përgëzoi rritjen e transparencës në komunat e Kosovës

Prishtina, foto arkiv

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e ka thënë se Indeksi i Transparencës në Prokurimin Publik 2018 nga Instituti Demokratik i Kosovës, tregon se ka një rritje të numrit të kontratave që komunat i vendosin në internet.

Sipas ambasadës, kjo mënyrë e transparencës i ndihmon qytetarët që të kuptojnë se si shpenzohen paratë e taksave, njofton Klan Kosova.

“Kjo i ndihmon qytetarët që të kuptojnë se si shpenzohen paratë e taksave – diçka që qytetarët kanë të drejtë ta dinë”.

Exit mobile version