Site icon PORTALB

Pushteti dhe opozita nesër do të takohen të bisedojnë për fatin e Prokurorisë Speciale

Prokuroria Speciale Publike

Grupet e punës për Ligjin për Prokurori Publike, në kuadër të të cilit parashikohet dhe zgjidhja e statusit të Prokurorisë Speciale, me kërkesë të VMRO-DPMNE-së opozitare, nesër pritet që të takohen, njofton Portalb.mk.

Qeveria e ka konfirmuar takimin, megjithatë nuk janë dhënë detaje për orën se kur do të realizohet.

Ministrja Renata Deskoska, dje tha se guri i ndalesës në bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike nuk është Katica Janeva, por kërkesa për mbylljen e procedurave të cilat janë filluar nga PSP në periudhën prej 18 muajve dhe shkatërrimi i provave të mbledhura. Kjo është çështja kyçe për të cilën ka dallime të pandryshuara.

VMRO-DPMNE mbetet në kërkesën që të marrë pjesë në zgjedhjen e trashëgimtarit të Prokurorisë Speciale. Në mesin e dallimeve kyçe në të dyja palët janë çështja e statusit të PSP-së, të prokurorëve, por edhe të të punësuarve dhe të lëndëve.

Opozita nuk pajtohet që prokurorët dhe të punësuarit në PSP-së, të transferohen në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, pasi që dyshojnë se ndonjëri prej tyre mund të ketë rol në “Reket”.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për ligjin në fjalë ka caktuar senca më 27 gusht.

Opozita maqedonase VMRO-DPMNE ka propozuar variant tjetër të Ligjit, partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim ka paralajmëruar propozimin edhe të dy ndryshimeve, e kurse partitë tjera problemin e kanë me shefen e PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë dhe ajo të mos jetë Villma Ruskovska, siç propozoi kryeministri Zoran Zaev. Për këtë, në Maqedoninë e Veriut kanë realizuar takime eurokomesari për fqinjësi dhe zgjerim, Johanes Han dhe ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker të cilët në mesazhin kryesor të tyre, kishin miratimin e Ligjit për Prokurori Publike apo përcaktimin e ardhmërisë së PSP-së.

Propozim-ligji parasheh:

“Bombat” që janë në gjykata do të procesuohen, të tjera do të shkatërrohen.

Ndryshe, takimi i fundit i grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurori Publike është mbajtur në korrik edhe pse është pritur që të vazhdojnë me punë nga fillimi i kësaj jave, por ajo nuk ka ndodhur.

Exit mobile version