Personi M.I. nga Gostivari, mbrëmë rreth orës 23.45 minuta, në afërsi të stacionit hekurudhor të Gostivarit ka shtënë me armë zjarri ndaj 62-vjeçarit, banor i po të njëjtit vend, i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Siç njoftojnë nga MPB, i njëjti ka shtënë edhe ndaj një gruaje 39-vjeçare nga Dibra, e cila pasi ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në spitalin e Gostivarit, ndërsa më pas në Qendrën klinike në Shkup.
Është bërë hetim në vendin e ngjarjes dhe policia po punon në zbardhjen e rastit./Portalb