Milevski: Administrata komunale po fryhet si balon – dyfish është rritur prej vitit 2011

“Çdo kryetar komune dëshiron të vendos njerëz të tij, dhe administrata fryhet si balon. Ajo është e pamundur që të durojë”, deklaroi dje ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski. “Meta”, në prill bëri krahasim të numrave zyrtarë, sipas të cilave, administrata komunale është rritur dyfish prej vitit 2011, njofton Portalb.mk.

“Kryetarët të hyjnë me ekipe, të cilët do të kenë mandat derisa të zgjatë mandati i kryetarit të komunës”, deklaroi Milevski.

Ai tha se komunat e kanë patjetër që plotësisht të riorganizohen, ndërkaq Qeveria planifikon ta zgjerojë procesin e decentralizimit të vetëqeverisjes lokale dhe një pjesë të kompetencave të shtetit t’ia delegojë pushtetit komunal.

Vetëqeverisja lokale në fund të vitit të kaluar ka pasur dyfish numër më të madh të të punësuarve  se sa në vitin 2011, tregojnë krahasimet e dy dokumenteve të Ministrisë së  Vetëqeverisjes Lokale dhe të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Dinamika e punësimit në komuna është dyfishuar pas vitit 2013, prej kur numri i të punësuarve mesatarisht është rritur për 22%.

Sipas Programit për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim 2015-2020 të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, në vitin 2011 në komuna janë punësuar 2.792 persona, ndërkaq numri i tyre deri në fund të vitit 2018-të është rritur në 5.732, tregon Raporti vjetor për të  dhënat nga regjistri i të punësuarve në sektorin publik për vitin 2018 i MSHIA-s.

Numër më të madh të të punësuarve në administratën komunale në 1.000 banor ka pasur Komuna e Makedonski Brodti (11.26), ndërkaq më pak Haraçina (0.60).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button