Ndërmarrja për qarkullim publik NQP-Shkup informoi se ka zgjeruar rrjetin e pikave sekondare për shitje, transmeton Portalb.mk.
Tashmë pikat e shitjes do të gjenden edhe në 20 lokacione të ndryshme, kryesisht vetëshërbime dhe qoshke të ndryshme që frekuentohen në Shkup.
Më këtë rritje arrin në 100 numri i vendeve ku munden shfrytëzuesit e NQP “Shkup” të kryejnë shërbimet, si blerja dhe mbushja e kartelave elektronike.
NQP “Shkup” premtojnë se do të zgjerohet akoma më shumë rrjeti sekondar për shitje.
Këta janë lokacionet ku mund të kryhet blerja dhe mbushja e kartelave “Skopsko”, kartela të obligueshme për të shfrytëzuar transportin publik brenda gjithë territorit të qytetit të Shkupit.