Site icon PORTALB

Londër, arrestohen dy persona të dyshuar për terrorizëm

Policia britaneze ka arrestuar dy persona në aeroportin Heathroë në Londër pasi dyshohen për terrorizëm

Aeroport

Policia britaneze ka arrestuar dy persona në aeroportin Heathroë në Londër pasi dyshohen për terrorizëm.
 

“Scotland Yard” njofton se punonjësit e policisë kanë arrestuar një burrë dhe një grua, që të dy rreth 26 vjeç të cilët kishin udhëtuar nga Siria drejt Britanisë së Madhe.
 

Policia nuk ka saktësuar nëse të dyshuarit janë kthyer apo po shkonin në Siri.
 

Një deklaratë thuhet se policët kanë bastisur dy shtëpi në lindje të Londrës, si pjesë e këtij hetimi.

Exit mobile version