Site icon PORTALB

Një person ka humbur jetën në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” Foto: TV 21

aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” Foto: TV 21

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar, nga një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Është raportuar një aksident i rëndë trafiku (vetëaksident) me pasoja fatale, të shkaktuar rreth orës 10:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku një person (femër/viti i lindjes 2002) ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha tha se Policia është duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur ky aksident trafiku.

Exit mobile version