Site icon PORTALB

Vazhdojnë protestat në Hong Kong, mijëra qytetarë u mblodhen në Victoria Park

Hong Kong. Foto: REL

Hong Kong. Foto: REL

Më shumë se 100,000 njerëz po mbajnë një ditë tjetër protestash pro-demokracisë në Hong Kong, mes paralajmërimeve gjithnjë e më të ashpra nga autoritetet e Pekinit.

Aktivistët dhe policia janë përleshur gjatë 10 javëve të fundit, por tubimet e kësaj fundjave deri më tani kanë qenë të qeta, transmeton Klan Kosova.

Protestat u nxitën nga një projektligj për ekstradim, i cili që nga atëherë është pezulluar nga qeveria e Hong Kongut.

Kina, e cila ka ngritur forca të sigurisë në Shenzhen, i ka krahasuar protestat me aktivitetin terrorist.

Organizatorëve të protestës, Fronti për të Drejtat Civile të Njeriut, iu mohua autorizimi për një marshim nëpër qytet, por policia ka lejuar protestat e së dielës në Victoria Park.

Një prej marshuesve, i quajtur si Wong, i tha Lam Cho Wai të BBC-së në vendin e ngjarjes se “ne kemi luftuar për më shumë se dy muaj, por qeveria jonë nuk ka asnjë përgjigje fare. Ne thjesht do të dalim përsëri dhe përsëri”.

Exit mobile version