Site icon PORTALB

Donatori anonim ka dhuruar 170 vepra arti

Muzeu Mead Art në Masaçusets ka pranuar 170 vepra arti nga një donator anonim, njofton Alsat M.

Në mesin e veprave të dhuruara figurojnë emrat me vlerë, si: Mona Hatoum, Cindy Sherman, Christopher Williams, Candice Breitz, Laura Owens, Carroll Dunham, Mark Bradford, Analia Saban etj.

Drejtori i muzeut, David E Little, për këtë ka thënë: “Këto vepra të artit modern do të kenë ndikim të madh në koleksionin tonë dhe përpjekjet tona për t’u zgjeruar”.

Një ekspozitë me këto vepra të adhuruar do të hapet në këtë muze më 10 shtator.

Exit mobile version