Site icon PORTALB

“Informeri” serb dezinformoi – flamuri nuk ndryshoi, është ndryshuar në 1995

Maqedonia në BE. Foto ilustrim nga Kolektif

Maqedonia në BE. Foto Portalb.mk

Disa ditë më parë, portali serb “Informer” publikoi një tekst me një titull që e dezinformon publikun:

“FUND PËR DIELLIN E VERGINËS! Maqedonasit e largojnë simbolin nga flamuri për shkak të marrëveshjes me Grekët! (KRAJ ZA SUNCE VERGINE! Makedonci uklanjaju i simbol iz zastave zbog dogovora sa Grcima!).

Në këtë rast konkret ka një gabim në pjesën e dytë në konstruksionin e ballinës, ku është lëshuar informacion i pasaktë, për çka fitohet përshtypja se ndërrohet flamuri i Maqedonisë, transmeton META.mk.

Në fakt, nuk bëhet fare fjalë se do të “hiqet simboli nga flamuri për shkak të marrëveshjes me Grekët”. Meqenëse dielli i Verginës nuk gjendet në flamurin aktual të Maqedonisë tashmë një kohë të gjatë, ky simbol është hequr që nga 1995 si obligim i Marrëveshjes së përkohshme.

Në fakt, e vërteta është se dielli i Verginës (ylli i Kutleshit) po fshihet nga simbolet e institucioneve publike dhe hapësirave publike, si dhe nga ndërtesat dhe sipërfaqet publike. Dhe këtë e ka kërkuar Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga qeveritë lokale, në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.

Në fakt, ky informacion është përcjellë saktë në përmbajtjen e tekstit në “Informer”,, vetëm se artikulli është vendosur me titull të gabuar. Për më tepër, artikulli ilustrohet me fotografi të papërshtatshme – flamurin aktual të Maqedonisë, i cili forcon përshtypjen se po bëhen korrigjime të flamurit ekzistues. Që, sigurisht nuk është e vërtetë.

As që duhet të përmendet që shumë media në Serbi publikuan tekste korrekte rreth kësaj teme, por për ilustrim e kanë zgjedhur flamurin aktual të Maqedonisë (pa përshkrimin se për cilin flamur bëhet fjalë), që është një zgjedhje e gabuar.

Exit mobile version