Të paktën 32 vetë kanë vdekur dhe shumë kanë mbetur të plagosur sot, kur një kamikaz ka shpërthyer përpara një xhamie të Maimana në provincën afgane të Faryab, ndërsa një numër i madh besimtarësh po dilte nga lutja me rastin e festës së Eid al’Adha.
E kanë bërë të ditur këtë mjek të spitalit lokal për ANSA-n. Një përgjegjës lokal ka thënë se, gjysma e viktimave deri tani të identifikuara janë anëtarë të sigurisë./Portalb