Site icon PORTALB

Shkup, ndërroi jetë një 17 vjeçar pas plagëve të marra nga përleshja

thike-vrasje

Foto ilustrim

Mbrëmë është sulumuar me thikë një adoleshent në Lagjen Lisiçe të Shkupit. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate kur zënka verbale mes disa personave ka eskaluar në dhunë fizike, njofton Portalb.mk.

Menjëherë pas mesnate, në orën 00:35 minuta në Sektorin për Punë të Brendshme –Shkup kanë pranuar thirrje se Lagjen Lisiçe ka filluar një zënkë verbale ku dhe ka eskaluar në dhunë fizike.  Me këtë rast disa persona janë përleshur me personin me iniciale A.T. 18 vjeç i cili ka qen nën shoqërim të K.D. 17 vjeç. Gjatë përleshjes personi A.T. ka nxjerr thikën dhe i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse personit N.H. 17 vjeçar.

Ky i fundit me makinën e ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, por edhe përkundër tentimit të mjekëve ai i është nënshtruar plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë që kryerësi i kësaj vepre makabre është arrestuar nga policia e cila po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version