Site icon PORTALB

28 000 vaksina falas kundër gripit në Maqedoninë e Veriut

Vaksinim, foto ilustrim nga Portalb.mk

Vaksinim, foto ilustrim nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën 149-të miratoi planin aksionar për projektin “Vaksinim falas kundër gripit për grupet e rrezikuara, pa kufizim në marrje”, transmeton Portalb.mk.

Sipas Organizatës botërorë për shëndetësi (OBSH), si dhe Programit për imunizim për vitin 2019, në grupin e rrezikuar bëjnë pjesë: gratë shtatzëna në çdo kohë të shtatzënisë, fëmijët e moshës nga 6 muaj deri 5 vjet, të moshuarit mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, si dhe të vendosurit në qendrat gerontoligjike, pa përjashtuar të punësuar këtu dhe punëtorët mjekësorë.

Përmes këtij projekti, Ministria e shëndetësisë do të sigurojë rreth 28 000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, të dedikuara për vaksinim falas për personat që kanë rrezik dhe komplikime nga gripi. Vaksinat do të jenë të shpërndara në Qendrën e mjekësisë publike.

Exit mobile version