Site icon PORTALB

Disa orë zjarr i madh afër Çerkezit të Kumanovës

Ilustrim

Në orët e pasdites, në dalje të fshatit Çerkez të Kumanovës, afër vijës hekurudhore, ka shpërthyer një zjarr i cili nuk ka arritur të lokalizohet dhe të shuhet menjëherë.

Me orë të tëra është zhvilluar djegia, ku kryesisht materiali djegës në atë zjarr ka qenë konstruksionet e drurit të vijës hekurudhore.

Tashmë autoritetet informojnë se dhjetëra zjarrfikës kanë lokalizuar zjarrin.

Exit mobile version