Site icon PORTALB

Në Haxh ndërruan jetë 28 turq

Mekë, Arabia Saudite, haxh, haxhi

Mekë, Arabia Saudite

Kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare (Diyanet) të Turqisë, Ali Erbaş, ka bërë të ditur se të paktën 28 haxhinj turq kanë ndërruar jetë gjatë Haxhit, raporton Anadolu Agency.

“28 vëllezër ndërruan jetë gjatë Haxhit”, tha Erbaş, i cili uroi mëshirën e Allahut për ata që ndërruan jetë dhe përcolli ngushëllime për të afërmit e tyre.

Haxhi është një nga pesë “shtyllat e Islamit” të cilën duhet kryer një herë në jetë nga burrat dhe gratë të cilët kanë mundësi financiare.

Exit mobile version