Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) sot mori vendim për ndalesë për import të mishit të derrit dhe përpunimeve të mishit të derrit, si dhe importin dhe transitin e derrave shtëpiak dhe të egër nga Serbia, pas lajmit se në këtë vend është paraqitur murtaja afrikane.
Drejtori i AUV, Zoran Atanasovski për MIA-n konfirmoi se në Serbi ka murtajë afrikane të derrit edhe në atë rrethinën e Beogradit, Mlladenovacit, krahinës së Semedervës, shkruan MIA.
Paraprakisht, në konferencën për shtyp për antraksin, Atanasov kumtoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut, murtajë afrikane të derrit nuk ka. Situata përcillet me vëmendje, ndërsa masat parandaluese janë ngritur në nivelin maksimal.
Alarmi për murtajën afrikane të derrave u ndez pas informacionit se në Bullgari numri i vatrave është rritur.