Site icon PORTALB

Temperaturat e larta, u përfshi nga zjarri mali në Athinë

Greqia vijon të përballet me problemet nga zjarri i shkaktuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Mali Hymettus në Athinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne. Sipas mediave greke vatra e zjarrit ka qenë shumë afër zonave të banuara, duke shkaktuar panik tek njerëzit, shkruan Opinion.al

Zjarrfikëset dhe forcat e policisë  bënë të mundur evakuimin e disa banorëve prej  banorëve të zonës. Mësohet se nuk ka persona të lënduar nga flakët.

Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë nga ajri me helikopter për të shuar flakët, duke i vënë kështu nën kontroll.

Exit mobile version