Timonie komentoi zhvillimet e fundit në rastin “Reket”
Kristian Timonie, Ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit politike në vend, duke folur për rastin “Reket”.
“Duhet të ndërmerren të gjitha procedurat e nevojshme sa më shpejtë, të shihet se po bëhet hetim i besueshëm i cili nuk bën dallim për atë se sa janë të larta pozicionet e të përfshirëve dhe cilat janë funksionet e tyre, dhe i cili do të tregojë se koha e mosndëshkimit ka përfunduar”, deklaroi Timonie.
Vlerëson se të gjithë duhet të angazhohen që ky rast të ketë përfundim gjyqësor dhe shfaqi shpresë se kompetentët punojnë në hetimin dhe në grumbullimin e dëshmive.
Timonie thekson se nevojitet punë konkrete dhe beson se do të ketë progres.
Në kontekst të pritjes së vendimit për fillimin e negociatave me BE-në në tetor, ambasadori francez vlerëson se pozicioni i vendit tani është më pak i fuqishëm për shkak të ngjarjeve rreth rastit “Reket” dhe pamundësisë që të arrihet marrëveshje për ligjin për PP-në.
Gjendja e tanishme, sipas tij, paraqet një lloj ushtrimi në dimensione reale në të cilën pushteti dhe opozita duhet të përgjigjen në mënyrë adekuate.
- LEXO: Zaev: Hetimi duhet t’i zbulojë gjithë detajet
- LEXO: Prokurorja Stefanova: Kamçev u përpoq përmes Çifliganecit të ndikojë në hetim, mua qëllimisht me përmend në bisedë
- LEXO: Katica Janeva pranoi se i ka thënë Kamçevit në telefon: Mos u shqetëso, gjithçka do të jetë ok
- LEXO: U publikua video, Boki 13 duke i marrë paratë e reketit nga Orce Kamçev
- LEXO: U publikua “bomba” e dytë për rastin “Reket”, ja çfarë bisedojnë Orce Kamçev dhe Boki 13
- LEXO: Publikuesi i videos për “Reketin”, dikur e ndihmonte Gruevskin për “desorosoizim” në Maqedoni
LEXO PËR LËNDËN: REKET