Site icon PORTALB

Qytetari i Kosovës e bëri veturën me krah, me atë “shëtit” shumë figura të njohura (VIDEO)

Po t’i lejohej, Ramazan Dushit, mbi makinën e tij do të provonte ta vendoste një aeroplan përnjëmend, transmeton KlanKosova.

Por, meqë këtë e pati të pamundur, ai e minimizoi dëshirën e kamotshme.

Një fluturake të improvizuar, megjithatë, e vendosi mbi Volkswagen Lupo, me të cilën po endet rrugëve të Klinës.

Pos fluturakes së improvizuar, Dushi bëri edhe diçka tjetër interesante. Ai vendosi disa foto të zgjedhur në të. Ato e kanë domethënien e vetë, secila.

Exit mobile version