Prindërit në këtë vend skandinav mund të marrin pushim të lindjes deri 480 ditë, pushim që mund të ndahet mes burrit dhe gruas. Kështu Suedia renditet në vendin e parë në botë për përkushtimin ndaj fëmijëve, si dhe e dyta për përkushtimin ndaj familjes, menjëherë pas Holandës.
Kjo vjen për të vetmen arsye që nëna mos të anashkalon karriershtatën e saj profesionale, duke munguar në punë, falë mundësisë që burrat të marrin tre muaj pushim të lehonisë.
Prindërit që kanë fëmijë më të vogël se 8 vjet kanë mundësi që të shkurtojnë orarin e punës. Gjithashtu ato mund të marrin ditë të lira edhe ato ditë kur fëmijët e tyre janë të sëmurë, ditë në të cilat paguhen me 80% të rrogës.
Shkollimi parashkollor është falas, si dhe u jepet mbështetje dhe ndihmë fëmijët që kanë ngecje në mësim.