Site icon PORTALB

Policia arrestoi babain dhe djalin në Gostivar

Policia, MPB, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"

Foto arkiv, MPB

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut, raportoi se dje ka arrestuar në Gostivar djalin A.Xh. dhe prindin E.Xh, njofton Portalb.mk.

Policia e Sektorit për punë të brendshme në Tetovë – Zyra e jashtme për çështje kriminale në Gostivar, dje në ora 20:45 kontrolloi me urdhër gjykate shtëpinë e 18 vjeçarit A.Xh në Bajnicë të poshtme, Gostivar.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur tetë plumba të kalibrit 9 mm, kornizë për pistoletë dhe 10 plumba të pistoletës me gaz.

Djali A.Xh dhe prindi E.Xh. 57 vjeçar, u arrestuan dhe janë mbajtur në Stacionin policor në Gostivar, për të ndjekur procedurat.

Exit mobile version