Site icon PORTALB

Disa ushtarë izraelitë janë sëmurë me kancer, dyshime mbi sistemin kundërajror

Ilustrim, ushtria izraelite

Janë të paktën 30 ushtarë izraelitë që janë diagnostikuar me kancer. Sipas ‘TRT’, shumica e ushtarëve janë me detyrë në sistemin e mbrojtjes kundërajrore “Kupola e Hekurt”.

Është Adam Shafer, gazetari i televizionit izraelit “Kanal 13”, i cili në një postim që ka bërë në llogarinë e tij në “Twitter” thotë se 30 ushtarë, shumica me detyrë në sistemin e mbrojtjes “Kupola e Hekurt”, janë diagnostikuar me kancer, transmeton Top Channel.

Shafer kërkon hetimin e çështjes, raporton ‘TRT’, për të mësuar se ka apo jo ndonjë lidhje mes sëmundjes që i ka kapur ushtarët izraelitë dhe punës së tyre në sistemin e mbrojtjes ajrore.

Ushtria izraelite nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë në lidhje me këtë çështje.

Sistemi i mbrojtjes ajrore me raketa i quajtur “Kupola e Hekurt” përdoret kundër raketave me rreze të shkurtër veprimi.

Exit mobile version