Site icon PORTALB

Këta janë pesë policët e arrestuar, të dyshuar për marrje ryshfet

Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë

Reparti për kontroll të brendshme, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së punëve të brendshme (MPB), së bashku me Prokurorinë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion, filluan aksionin në pikën kufitare Bogorodicë, gjatë të cilës hasën te zyrtarët policor para të gatshme dhe deviza në vlerë prej 822 euro dhe pije alkoolike, njofton Portalb.mk.

Menjëherë në Stacionin policor në Strumicë u dërguan pesë policë si të dyshuar: M.M. (50), S.O. (36), R.S. (41), M.K. (37) dhe D.D. (41).

Siç informon policia, të dyshuarit dhe materialet e sekuestruara, janë në duar të prokurorit publike.

 

 

Exit mobile version