Site icon PORTALB

KF Shkupi dhe KF Makedonija Gj.P përfunduan si ‘miq’ (VIDEO)

KF Shkupi nga Çairi, pas ndeshjes miqësore që e luajti në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër KF Prishtina, dje luajti në Shkup, kundër ekipit të Makedonija Gjorçe Petrov, njofton Portalb.mk.

Si shumica e ndeshjeve miqësore, edhe kjo ndeshje u përmbyll me barazim, 2-2. Në pjesën e parë Shkupi ishte duke humbur me rezultat 0:2 me golat që u shënuan nga dy shqiptarët e skuadrës nga Gjorçe, Emini dhe Vosa.

Ndërkohë në pjesën e dytë bardheblutë zhvilluan lojë më të mirë, duke shënuar edhe dy gola përmes Jurinas dhe Bajramit, me këtë të fundit që shënoi nga gjuajtja e lirë. Skuadra nga Çairi kishte më shumë shanse në pjesën e dytë, por nuk arritën që të konkretizojnë.

Exit mobile version