Site icon PORTALB

Operacion në Itali, kapen 200 kg drogë dhe arrestohen 17 shqiptarë

Policia Italiane.

Shtatëmbëdhjetë shqiptarë u arrestuan për trafik ndërkombëtar droge dhe armëmbajtje në operacionin “Shqiponja e Zezë” në Romë.

Policia prishi kështu një kanal të rëndësishëm furnizimi me kokainë nga Holanda, shkruan Top Channel.

Banda dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në sheshet kryesore të Romës. Nga operacioni u sekuestruan rreth 200 kilogramë kokainë dhe armë të ndryshme.

Exit mobile version