Burgu i “Idrizovës” e pret, Sead Koçani ende nuk është paraqitur
Biznesmeni Sead Koçan sot në mëngjes nuk është paraqitur në Burgun e Idrizovës. Drejtori i Burgut, Bobi Mojkoski, thotë se në mëngjes në ora 08:00 kanë dërguar shkresë deri te Gjykata Penale se personi në fjalë nuk është paraqitur për ta mbajtur dënimin. Këtu ndalojnë kompetencat e burgut, thotë Mojsoski, njofton Portalb.mk.
Nga Gjykata Penale thonë se Koçani madje në mëngjes e ka pranuar vendimin për mbajtjen e dënimit me burg.
Dje Gjykata Penale kumtoi se Këshilli Penal ka miratuar vendim me të cilën e ka refuzuar ankesën e biznesmenit Koçan dhe ai si person i dënuar është i obliguar menjëherë të paraqitet në burg për ta mbajtur dëniminn. Koçan fillimisht u dënua me gjashtë vite burg, ndërkaq Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin në 4 vjet e 8 muaj.
Paraprakisht, për të njëjtën lëndë, Koçan u arratis më shumë se dy muaj, për të mos shkuar në paraburgim, por, me ndihmën e kryetarit të Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, atij iu shfuqizua kjo masë. Vangellovski rrezikon të shkarkohet nga posti mu për këtë veprim.
Ai është i dënuar në lëndën “Trust”, për marrje ne tenderëve milionësh nga ELEM. Sipas aktgjykimit, përveç burgut, Koçanit duhet t’i konfiskohet edhe pasuria, për aq sa e ka dëmtuar Buxhetin e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht 17 milionë euro.
- LEXO: Skandaloze! Shfuqizohet paraburgimi për biznesmenin Sead Koçan
- LEXO: Ja kush dhe pse shfuqizoi paraburgimin për biznesmenin Sead Koçan
- LEXO: Me kërkesë të Speciales, Gjykata ia ngrin pronën dhe xhirollogaritë Koçanit
- LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro
- LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara