Ndryshimet te klasat e ulëta, sipas propozim-ligjit të ri për arsimin fillor në RMV

Nga 17 maji filloi përpilimin i propozim-ligjit të ri për arsimin fillor. Më 5 qershor është publikuar versioni final i propozim ligjit të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH),  ndërsa më 24 korrik Kuvendi e kaloi leximin e parë të tij, njofton Portalb.mk.

Një nga ndryshimet në ligjin e ri prek edhe klasat e ulëta, në pjesën e arsimit fizik dhe shëndetësor.

Neni 50, paragrafi (5): “Për realizimin e mësimit në arsimin fizik dhe shëndetësor prej klasës së parë deri në të pestën, do të kyçet edhe arsimtari i arsimit fizik dhe shëndetësor”.

Pjesët tjera, lëndët dhe mësimdhënësit tjerë do të jenë njëjtë.

Neni 50, paragrafi (2): “Mësimin në klasën e parë e realizon mësuesi nga mësimi klasor, pedagogu ose mësuesi nga arsimi parashkollor”. Neni 50 pastaj tregon se mësimin nga klasa e dytë deri në klasën e pestë e realizon mësuesi nga mësimi klasor ose pedagogu, përveç disa lëndëve.

Në pjesët tjera të nenit 50, tregohet se mësimin në gjuhën angleze dhe maqedonase e realizon mësimdhënësi i gjuhës angleze, gjegjësisht i gjuhës maqedonase. Në klasën e pestë, gjithashtu nxënësve i shtohen edhe dy mësimdhënës të rinj. Siç e parashikon paragrafi (7) i nenit 50: “Në mësimin e klasës së pestë, në shkencat e natyrës dhe arsimit teknik kyçen edhe arsimtarët lëndor”.

Me këtë ligj, që ka gjithsej 183 nene, do të rregullohet procesi edukativo-arsimor që zhvillohet në shkollat fillore. Përndryshe, akoma vazhdon debati publik në lidhje me përpilimin e versionit final për Ligjin e arsimit fillor, duke e marrë parasysh që çdokush mund të jep kritika dhe propozime online KËTU, në programin e Regjistrit të vetëm nacional elektronik në RMV.

LEXO: Numri i nxënësve nëpër klasa, sipas propozim-ligjit të ri për arsimin fillor në RMV
LEXO: Ligji për arsimin fillor: Patjetër duhet t’i kthejmë vlerat e humbura te nxënësit
LEXO: Këto janë ndryshimet rrënjësore që u propozuan për arsimin fillor
LEXO: ASH: Ligji i ri për arsimin fillor në RMV të tërhiqet, krijon segregacion gjuhësor dhe etnik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button