Site icon PORTALB

Në Gjevgjeli është ndaluar një kamion me 79 emigrantë

Refugjat emigrant

Foto arkiv

Në periferi të Gjevgjelisë pranë kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë ndaluar 79 migrantë të parregullt të cilët udhëtonin me një kamion mallrash në tentim për të vazhduar drejt kufirit verior të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e Maqedonisë bëri të ditur se Komisariati i policisë për kufijtë dhe mbikëqyrjen kufitare në bashkëpunim me zyrtarët e policisë nga Hungaria, që ndihmojnë vendin për t’u ballafaquar me migrantët në kufirin jugor, mesditën e djeshme në rrugën lokale Bogdanc-Stojakovë kanë ndaluar kamionin e mallrave që transportonte migrantët e parregullt.

“Në automjet u zbuluan 79 migrantë ndërsa shoferi i automjetit u ndalua për procedime të mëtejshme”, tha policia në një njoftim.

Pas mbylljes së të ashtuquajturës ‘Rruga Ballkanike’, ku bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe nga ku refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku kalonin për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt vendeve të Evropës Perëndimore, kalimet e paligjshme nga kufiri jugor kanë vazhduar edhe më tej.

Exit mobile version