Site icon PORTALB

Janë arrestuar dy doganierë të Tabanocit për ryshfet, u gjetën me mijëra euro e qindra franga

Dogana

Foto ilustrim

Për shkak të dyshimeve se kanë marrë ryshfet, nga liria janë privuar dy doganierë të vendkalimit kufitar në Tabanoc, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftuan nga Drejtoria “Doganat e Maqedonisë”, arrestimi ka ardhur pas padisë për kryerje të veprës penale “Pranim të ryshfetit”.

“Më 28 korrik 2019, në ora 03:00 është pranuar njoftimi nga personi i dëmtuar për dhënie të ryshfetit te doganierët në VK Tabanoc, gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas çfarë, është vepruar menjëherë, dhe pas bastisjes të doganierëve Z.J. nga Hotla dhe T.M. nga Kumanova, dhe pas bastisjes në hapësirat e Drejtorisë së Doganave në VK Tabanoc, janë gjetur 1670 euro dhe 190 franga zvicrane”, njoftuan nga “Doganat e Maqedonisë”.

Nga atje njoftuan se ndaj doganierëve do të zhvillohen procedura shtesë për aktakuzë.

Exit mobile version