Site icon PORTALB

Ngrohtorja flen, shkupjanët mërdhijn nga të ftohtit

Nga kompania theksojnë se temperaturat në banesat duhet të bien nën 20 gradë që ata të fillojnë sistemin, por nuk ka sqarime, se si dhe ku ata e masin temperaturën e brendshme

Nga kompania theksojnë se temperaturat në banesat duhet të bien nën 20 gradë që ata të fillojnë sistemin, por nuk ka sqarime, se si dhe ku ata e masin temperaturën e brendshme

Rritje të konsiderueshme të konsumit të rrymës kanë regjistruar nga EVN Maqedoni gjatë javës së fundit, mëson Press 24 nga burimet e saj në kompaninë.

Temperaturat e ulta kanë detyruar qytetarët që të ngrohen me rrymë, ndonëse tërë vitin paguajnë llogari për ngrohje, meqë Ngrohtorja ende nuk ka  filluar sezonin e ngrohjes.

Nga kompania theksojnë se temperaturat në banesat duhet të bien nën 20 gradë që ata të fillojnë sistemin, por nuk ka sqarime, se si dhe ku ata e masin temperaturën e brendshme.

Gjatë mbrëmjes së kaluar në disa pjesë të Shkupit janë matur 2 gradë nën zero, por radiatorët mbetën të ftohtë. Një numër i madh i qytetarëve kanë deklaruar për Press 24 se janë të revoltuar që Ngrohtorja ende nuk ka filluar t’i ngroh shtëpitë e tyre. Pyesin, kush do t’ua kompensojë shpenzimet e ngrohjes me rrymë. / portalb/

Exit mobile version