Site icon PORTALB

U paralajmërua për në korrik, seanca për fatin e PSP-së – në fund të gushtit

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi

Edhe pse u paralajmërua se do të ndodh në fund të muajit korrik 2019, seanca plenare për Ligjin për Prokurori Publike me të cilin parashihet Prokuroria Speciale Publike të kalojë në Prokurori Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë, është caktuar për më 27 gusht, pas pushimit vjetor të deputetëve, transmeton Portalb.mk.

Ligji për Prokurori Publike parasheh që hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore të ndodhin më së voni deri më 15 shtator 2019, pasi 7 ditë para të jetë shpallur në Gazetën Zyrtare. Në lidhje me këtë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka deklaruar se nëse dorëzohet të mërkurën propozimi, Ligji mund të miratohet edhe deri në fund të gushtit.

“Jo deri më 15 shtator, edhe në fund të gushtit mund të miratohet nëse sot e marr propozim ligjin. Nëse sot e marr propozim ligjin, më 29-30 korrik thirret seancë në të cilën do të kalojë leximi i parë. Nga ajo, brenda 7 ditësh Ligji duhet të kalojë në lexim të dytë në Komision. Pas kësaj, gjatë periudhës prej 26-30 gusht do të thirr seancë për miratim”, tha Xhaferi.

Ligji do të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërkaq janë të nevojshme 2/3 e votave të deputetëve, të cilat ende nuk janë siguruar.  Për këtë, në Maqedoninë e Veriut gjatë javës kanë realizuar takime eurokomesari për fqinjësi dhe zgjerim, Johanes Han dhe ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker të cilët në mesazhin kryesor të tyre, kishin miratimin e Ligjit për Prokurori Publike apo përcaktimin e ardhmërisë së PSP-së.

Opozita maqedonase VMRO-DPMNE ka propozuar variant tjetër të Ligjit, partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim ka paralajmëruar propozimin edhe të dy ndryshimeve, e kurse partitë tjera problemin e kanë me shefen e PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë dhe ajo të mos jetë Villma Ruskovska, siç propozoi kryeministri Zoran Zaev.

Propozim-ligji parasheh:

“Bombat” që janë në gjykata do të procesuohen, të tjera do të shkatërrohen.

Exit mobile version