Site icon PORTALB

Të veshur si policë, grabitësit vjedhin 750 kg ari në mes të ditës

Një ekip grabitësish të armatosur, të maskuar si policë, për më pak se 3 minuta vjedhën rreth 40 milion dollarë ar dhe metale të tjera të çmuara nga një terminal i aeroportit të Sao Paulos në një strehë të sofistikuar që u kap nga kamerat CCTV, njofton Bota Sot.

Pa gjuajtur asnjë të shtënë, grupi nga tetë persona e bënë vjedhjen e tretë më të madhe që kishtë ndodhur në Brazil ndonjëherë, e denjë për skenaret më të sofistikuar të Hollivudit.

Pamjet e kapura nga një kamera sigurie tregojnë të dyshuarit që mbërrijnë në depon e eksportit të terminalit të ngarkesave të aeroportit më të ngarkuar të Brazilit në një kamion të zi, i ngjan një automjeti federal policor.

Exit mobile version