Site icon PORTALB

Policisë në Kumanovë i iku AudiQ7, por kapi 21 emigrantët në Llojan

Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se dje në mbrëmje në fshatin Llojan të Kumanovës janë gjetur 21 emigrant nga Pakistani, Iraku dhe Siria, njofton Portalb.mk.

Policia njofton se deri te 21 emigrantët erdhi derisa po ndiqte një veturën “Audi Q7”, veturë e cila rreth orës 21:50 në qarkoren e autostradën Tabanoc-Kumanovë nuk u ndal, përkundër se policia kishte dhënë shenjë për ndalesë.

Emigrantët e kapur, u dorëzuan në Qendrën transitore në Tabanoc për ndjekjen e procedurave të mëtutjeshme.

Policia bëri të ditur se po merren masat për zbardhjen e rastit.

Exit mobile version