Site icon PORTALB

Balotelli duhet të dëshmojë se mund të bëhet kampion

Balotelli duhet të dëshmojë se mund të bëhet kampion

Balotelli duhet të dëshmojë se mund të bëhet kampion

Përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli, e ka vënë në dyshim përkushtimin e Mario Balotellit te kombëtarja dhe ka kërkuar nga ai që të dëshmojë nëse mund të bëhet kampion.
Sulmuesi i Manchester Cityt mungoi në dy ndeshjet e para kualifikuese të Azzurrëve për Kampionatin Botëror 2014, ndaj Bullgarisë (barazim) dhe ndaj Maltës (fitore), për shkak të ndërhyrjes kirurgjike në sy.

Mirëpo, tash 22-vjeçari është përfshirë në listën prej 27 futbollistëve që do të luajnë ndaj Armenisë dhe Danimarkës, ndërsa trajneri shpreson që SuperMario të dëshmojë kualitetin e tij.

“E pranoj se jam nervozuar me vendimin e Balotellit që t’i nënshtrohet operacionit në sy në javën kur zhvilloheshin dy ndeshjet e Italisë”.

“E kam ftuar (tash) për t’u përpjekur dhe vlerësuar nëse dëshiron të bëhet një kampion”, u ka thënë Prandelli gazetarëve./Portalb

Exit mobile version