Site icon PORTALB

Ministri Spasovski: Për një vit janë denoncuar 65 vepra penale për gjuhë të urrejtjes

Oliver Spasovski, ministër i MPB-së

Oliver Spasovski, ministër i MPB-së

“Për një vit dhe disa muaj janë denoncuar 65 vepra penale për gjuhë të urrejtjes. Nga të cilat kemi 82 kryerës të këtyre veprave penale”, kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në seancën e pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ai tha që të kenë efekt paditë e tyre, duhet që Prokuroria Publike dhe gjykatat të veprojnë ndaj tyre, dhe të sanksionohen kryerësit.

“Efekti tjetër do të jetë nëse në mënyrë më energjike gjuhën e urrejtjes e kundërshton edhe Prokuroria dhe Gjykata. Nëse shohim se dikush nga ata persona do të bartë përgjegjësi, dhe nëse dikush nga ato e merr dënimin e merituar, sepse ka dërguar kërcënime dhe gjuhë të urrejtjes, atëherë për këtë do të demotivoheshin ta bënin edhe të tjerët. Por nëse e shohim se e edhe përskaj numrit kaq të madh të padive, ende do të mbrohen grupet e caktuara nga partitë, dhe prandaj do të na paraqitet edhe më tej gjuha e urrejtjes”, tha Spasovski.

Siç deklaroi ai, pjesa dërmuese e këtyre veprave penale janë bërë në rrjete sociale.

Exit mobile version