Site icon PORTALB

Me emocione, pas dy dekadave largohet nga TV-ja gazetarja e njohur (VIDEO)

Çdo ditë në ora 18:00, në shumë televizione të ndryshme shqiptare transmetohen lajmet e Zërit të Amerikës (VOA). Lajme ku dezinformatat nuk gjejnë hapësirë, sepse përgatiten nga një ekip shumë profesionist.

Pjesë e ekipit për këto 20 vjet ka qenë edhe gazetarja Laura Konda. Rinia shqiptare është rritur me zërin e saj, nga fëmijëria e deri më sot. Por, sot Konda vendosi të largohet nga Zëri i Amerikës. Në edicionin e fundit të saj, ajo vendosi të informon shikuesit për vendimin e saj, duke i faleminderuar për bashkëpunimin.

Sado profesioniste që është treguar këto dy dekada, ajo nuk arriti në edicionin e fundit të fsheh emocionet e saj.

Exit mobile version