Site icon PORTALB

Ligji për Prokurori Publike sot në Kuvendin e RMV-së, opozita me kritika

Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Foto: Portalb.mk

Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Foto: Portalb.mk

Ligji i ri për Prokurori Publike me të cilin Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të shndërrohet në Prokurori Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë, do të dorëzohet sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Këtë e bënë të ditur nga Ministria e Drejtësisë.

“Qeveria të martën Ligjin do ta dërgojë në Kuvend. Presim që deputetë qëndrimet e tyre t’i shprehin në Kuvend, dhe nëse kanë vërejtje dhe të dorëzojnë amendamente. Ndërtimi i shumicës 2/3 do të jetë në Kuvend”, thanë nga Ministria e Drejtësisë.

Kritika nga opozita shqiptare dhe maqedonase

Propozim ligji për Prokurori Publike ka ngjallur reagime nga partitë politike opozitare.

Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE

VMRO-DPMN-ja ka deklaruar se Maqedonia e Veriut ka nevojë për prokurorë që do të sillnin drejtësinë, dhe jo shantazhues.

“Vendi ka nevojë për prokuror që më të vërtetë do të sillte drejtësinë në Maqedoni dhe jo një prokuror shantazhues dhe dorë e zgjatur e Zoran Zaevit dhe LSDM-së”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Për Aleancën për Shqiptarët (ASH) në krye të PSP-së duhet të qëndrojë ekspert i Bashkimit Evropian (BE).

Deputeti dhe lideri i ASH-së, Ziadin Sela

“Ne kërkojmë që në krye të Prokurorisë Speciale të caktohet një prokuror publik me grup ekspertësh nga një vend i Bashkimit Evropian. Në gjithashtu do të paraqesin në amendament që pamundëson zgjedhjen e cilit do ish zyrtar në organet e prokurorisë publike”, ka deklaruar lideri i ASH-së, Ziadin Sela

E ndërkaq Lëvizja BESA e ka kushtëzuar miratimin e Ligjit me fiksim të datës së zgjedhjeve parlamentare.

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami

“Ne si parti opozitare, duke dashur që të dëshmojmë para opinionit publik, po zgjatim dorën e bashkëpunimit duke kërkuar nga shumica parlamentare fiksimin e datës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa deri në mbajtjen e tyre të implementojmë marrëveshjen nga ndryshimet kushtetuese, të sjellim ligjin për prokurorinë publike dhe të dakordojmë që regjistrimi i popullsisë të jetë i karakterit statistikor ndërsa të drejtat politike të bashkësive etnike të rregullohen me regjistrin për menaxhim elektronik në kuadër të Ministrisë së Informatikës dhe Administratës Publike”, thonë nga Lëvizja BESA.

Propozim-ligji parasheh:

“Bombat” që janë në gjykata do të procesuohen, të tjera do të shkatërrohen.

“Në zgjidhjen ligjore qartë është sqaruar se çfarë me përgjimet ilegale, përveç atyre që tashmë janë në gjykatë. Të gjitha të tjera jashtë atyre, do të thotë se do t’i nënshtrohet shkatërrimit, atë e shkruan edhe Kodi Penal, dhe kjo do të vlejë edhe për këto përgjime, sepse aty ka edhe biseda private”, tha Zaevi.

Exit mobile version