Gjykata e refuzoi kërkesën e Koçanit për të mos shkuar në burg
Gjykatësi për zbatim të sanksioneve në Gjykatën Penale – Shkup e ka refuzuar kërkesën e dytë të biznesmenit, Sead Koçan që për shkak arsyeve shëndetësore t’i prolongohet mbajtja e burgut pre katër vjet e tetë muaj për lëndën “Trust” të PSP-së, njofton Portalb.mk.
“Gjykatësi për zbatimin e sanksioneve në Gjykatën Penale të Shkupit, kompetent për të vepruar për lëndën e Prokurorisë Speciale “Trust”, e refuzon si të pabazë dokumentacionin e plotë mjekësor, që është dorëzuar me kërkesë që të prolongohet mbajtja e burgut e njërit prej të akuzuarve në lëndën konkrete”, njoftojnë ë nga Gjykata Penale.
Vendimi u është dorëzuar palëve në procedurë të cilët kanë të drejtë të ankohen në Këshillin Penal, ndërkaq pas vendimit të plotfuqishëm, Koçan është i obliguar që menjëherë të paraqitet në mbajtjen e burgut, ose në të kundërtën do të arrestohet.
Gjykatësi për zbatimin e sanksioneve më 20 qershor të këtij viti mori vendim që biznismeni Koçan të lajmërohet në institucionin gjykues-korrektues më 17 korrik 2019 për kryerjen e dënimit me burg. Në ndërkohë, ai ka dorëzuar kërkesë tjetër për prolongimin e mbajtjes së burgut për shkak të sëmundjes, që gjithashtu, është refuzuar.
Ai fillimisht u dënua me 6 vite burg në lëndën e PSP-së “Trust“ nga Gjykata themelore Shkup, shkalla e parë për fitimin e një tenderi të paligjshëm në vitin 2011 të hapur nga kompania shtetërore “ELEM” për gërmimin e qymyrit dhe thëngjillit në minierën “Suvodol”, në Manastir, por Gjykata e Apelit ia uli dënimin në 4 vite e 8 muaj.
As nga pala e mbrojtjes dhe as nga gjykata ende nuk ka informacione se për çfarë probleme serioze shëndetësore bëhet fjalë edhe nëse i dënuari është ende i hospitalizuar apo është në kurim shtëpiak.
I dënuari i dytë në të njëjtën lëndë, Vasilie Aviroviq, fillimisht u dënua me tri vite burg, por Gjykata Apelit ia uli dënimin në 2 vite burg.