Site icon PORTALB

Venezuelë, Hugo Chavez fiton zgjedhjet

Autoritetet zgjedhore në Venezuelë kanë shpallur fitues të zgjedhjeve presidenciale, presidentin në detyrë, Hugo Chavez

Autoritetet zgjedhore në Venezuelë kanë shpallur fitues të zgjedhjeve presidenciale, presidentin në detyrë, Hugo Chavez.

Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se Chavez ka fituar 54 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës, ndërsa rivali i tij, Capriles Henrique rreth 45 për qind.

Rezultati shënon fitoren e katërt radhazi të Chavez-it dhe i siguron politikanit socialist një mandat tjetër gjashtë vjeçar si president i eksportueses së naftës, Venezuelës.

Zyrtarët kanë deklaruar se në zgjedhje kanë votuar më shumë se 80 për qind të rreth 19 milionë votuesve të regjistruar.

Ndërsa shpalleshin rezultatet, mbështetësit e Chavez-it kanë festuar në rrugët e kryeqytetit, Karakas.

Chavez, një aleat i qeverisë ruse, bjelloruse dhe iraniane, është në pushtet që nga viti 1999, më shumë se çdo president tjetër i zgjedhur në Amerikën Latine.
Grupet për të drejtat e njeriut dhe ato të lirisë së mediave e kanë kritikuar atë për përdorimin e masave represive ndaj kritikëve të regjimit të tij.

Exit mobile version