Site icon PORTALB

Ligji i ri i Prokurorisë Publike të martën do të dorëzohet në Kuvendin e RMV-së

Kuvendi i RMV-së

Kuvendi i RMV-së

Ligji i ri për Prokurori Publike me të cilin Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të shndërrohet në Prokurori Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë, do të dorëzohet të martën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Këtë e bënë të ditur nga Ministria e Drejtësisë.

“Qeveria të martën Ligjin do ta dërgojë në Kuvend. Presim që deputetë qëndrimet e tyre t’i shprehin në Kuvend, dhe nëse kanë vërejtje dhe të dorëzojnë amendamente. Ndërtimi i shumicës 2/3 do të jetë në Kuvend”, thanë nga Ministria e Drejtësisë.

Propozim-ligji parasheh:

“Bombat” që janë në gjykata do të procesuohen, të tjera do të shkatërrohen.

“Në zgjidhjen ligjore qartë është sqaruar se çfarë me përgjimet ilegale, përveç atyre që tashmë janë në gjykatë. Të gjitha të tjera jashtë atyre, do të thotë se do t’i nënshtrohet shkatërrimit, atë e shkruan edhe Kodi Penal, dhe kjo do të vlejë edhe për këto përgjime, sepse aty ka edhe biseda private”, tha Zaevi.

Exit mobile version