Site icon PORTALB

Spice Girls nuk ndalen, priten koncerte në Las Vegas (VIDEO)

Spice Girls

Spice Girls

Ato kanë përfunduar turne epik të ribashkimit në Mbretërinë e Bashkuar këtë verë.

Megjithatë, duket se Spice Girls janë të uritura për më shumë.

Ato mund të vendosin të kenë rezidencën e tyre Las Vegas – duke fituar deri në 10 milionë dollarë secila në këtë proces.

Lajmi vjen disa ditë pasi Mel B, 44, deklaroi se vajzat dëshirojnë të marrin pjesë në festivalin e vitit të ardhshëm Glastonbury.

Mirror raporton se grupi i vajzave po planifikon një qëndrim për gjashtë javë në Las Vegas, që mund t’ju sjellë atyre të hyra financiare goxha të majme.

Më tej thuhet se ngjarja pritet të mbahet në verën e vitit 2021, me kompaninë e tyre të menaxhimit Modest.

Exit mobile version