Site icon PORTALB

Largohet Neymar, vjen Dybala

Paris Saint Germian kanë identifikuar Paulo Dybalan si zëvendësues të mundshëm të Neymr, nëse braziliani vendos të largohet, transmeton Info shqip.

“Mirror” shkruan se kampionët e Francës e kanë vendosur si alternativë të parë Dybalan, për të zëvendësuar Neymarin në “Parkun e Princave”.

Neymar është i lidhur vazhdimisht me një kthim në Spanjë te Barcelona, dhe Dybala që kushton 80 milionë euro, mendohet të jetë i hapur të lë Juventusin.

Manchester United gjithashtu janë të interesuar për Dybalan, por nuk mund t’i ofrojnë atij Ligën e Kampionëve, dhe nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë financiarisht me PSG, pa e shitur Paul Pogban.

Exit mobile version