Portali bullgar me pohim tendencioz se Janeva ka marrë ryshfet

Me titull mjaft tendencioz dhe manipulues “Një travestit dhe prokuror kanë miliona nga reketi në Shkup”, portali bullgar “bgdnes.bg“  më 17.07.2019 botoi një artikull të gjerë për skandalin “Reket” të shoqëruar me disa fotografi të prokurores speciale Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski – Bokki 13 (i cili në tekst quhet “travestat”).

Së paku deri në këtë moment (18.07.2019) nuk është njoftuar zyrtarisht se “edhe prokurori ka marrë “ryshfet” në hetimin të cilin më 15.07.2019 e hapi Prokuroria publike kundër Jovanovskit dhe Zoran Mileskit njohur si Zoki Kiçeec, për marrje shpërblim për ndikim të paligjshëm për të ndalur procedurë hetimore (për rastin “Perandoria” e biznesmenin Orce Kamçev). Pohimi i shprehur në titull është së paku pretencioz, sepse sipas informatave zyrtare, deri më tani (18 korrik 2019) vetëm dy persona të përmendur – Jovanovski dhe Mileski – janë përfshirë në hetim.

Këtë e tha edhe prokurori publik i shtetit Ljubomir Joveski dhe prokurorja Vilma Ruskoska, e cili e drejton rastin “Reket”. Joveski në konferencë për shtyp, më 15 korrik, tha se në këtë rast janë të dyshuar dy persona për tregti me ndikim për të ndaluar procedurën që e ka drejtuar një prokuror.

“Është çështje tjetër nëse premtimet janë realizuar ose jo. Hetimi vazhdon për të përcaktuar se kush është i dëmtuar dhe kush ka ndikuar”, tha Joveski.

Prokurorja Ruskoska në intervistë për “ТV 24“ tha se përfshirja e një prokurori publik në këtë rast “tani për tani nuk mund të dëshmohet”.

“Nëse dalin prova të forta, me siguri hetimi do të zgjerohet, por unë me të vërtetë nuk mund të spekuloj tani dhe do të ishte jo serioze për mua si prokuror të them se në ç’drejtim mund të na dërgojë hetimi”, tha Ruskoska.

Në atë tekst, përveç se lëshohen informacione tashmë të publikuare në mediat e Maqedonisë, theksohet veçanërisht roli i “shërbimeve speciale bullgare në zbulimin e rastit”. Për më tepër, në fillim të tekstit pohon se “Megablerje prej 1,5 milionë nga maqedonasi më i pasur Orce Kamçev të kreut të prokurorisë speciale në Shkup, Katica Janeva është zbuluar me pjesëmarrje aktive të shërbimeve sekrete bullgare.”

Por deri më tani (18 korrik 2019) nuk është njoftuar se prokurori (me ndikimin e të cilit është tregtuar në këtë rast) ka marrë ryshfet, por se për atë gjë përmenden vetëm dy të dyshuar – Jovanovski dhe Mileski.

Sipas prokurores Villma Ruskoska “të dyshuarit kanë kërkuar 8.000.000 euro për të ndalur procedurë hetimore, dhe në qoftë se ajo nuk ndalet, atëherë në drejtim të gjetjes së rrethanave lehtësuese, dëshmitari është dashur të paguajë 5.000.000 euro, me atë që 1,000,000 që ishte dhënë tashmë në këstin e dytë hyn në atë shumë. Pjesa e mbetur prej 4,000,000 euro sipas marrëveshjes është dashur të paguhen në mënyrë të sukcesive në katër këste mujore”.

Përndryshe, ky tekst i botuar në portalin bullgar, që përmban dezinformata rreth aferës “Reket”, dje është marrë nga disa media në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button