Site icon PORTALB

Popovski: Marrëveshja kornizë le derë të hapur që gjuha shqipe të bëhet gjuhë e dytë zyrtare

Vllado Popovski thotë se gjuha shqipe mund të bëhet gjuhë zyrtare

Vllado Popovski thotë se gjuha shqipe mund të bëhet gjuhë zyrtare

“Marrëveshja kornizë le derë të hapur që gjuha shqipe të bëhet gjuhë e dytë zyrtare në vend”, deklaroi profesori universitar Vllado Popovski, që është edhe njëri nga përpiluesit e Kushtetutës së parë të Maqedonisë, në emisionin “24 Analiza” të televizionit “24 Vesti”.

“Marrëveshja e Ohrit kur e pranon zyrtaritetin e asaj gjuhe, në të njëjtën kohë e konkretizon përdorimin e saj si gjuhë zyrtare në organet e pushtetit. Gjuha e dytë zyrtare, ose gjuha të cilën e flasin 20% e popullatës së vendit, poashtu mund të jetë gjuhë zyrtare, në përputhje me ligjin. Pra, duhet të sillet ligj, e që të sillet ligji duhet të ketë pajtueshmëri, dhe kjo pajtueshmëri së pari shkon në qeveri, për shkak se atje përgatitet propozimligji, e pastaj në Kuvend dhe atje vendoset kur do të sillet dhe si do të sillet ligji,  dhe në atë mënyrë do të zbatohet ai në organet e pushtetit qendror”, tha profesori Popovski.

Më poshtë mund ta ndiqni videon. /Portalb

Exit mobile version