Site icon PORTALB

Si u bë Monika Makovej e Maqedonisë prej simbolit të drejtësisë “rast” në aferë për reket milionash

Prokuroret e PSP-së, Katica Janeva dhe Fatime Fetai

Prokuroret e PSP-së, Katica Janeva dhe Fatime Fetai

Prokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut Katica Janeva, prej personifikimit të luftës kundër regjimit dhjetëvjeçar të Nikolla Gruevskit i shprehur në parullën “s’ka drejtësi s’ka paqe”, nëpërmjet një thurjeje të pabesueshme të ngjarjeve, u transformua në objekt i linçit publik dhe përbuzjes, kjo e plotësuar me thirrje për arrestimin e saj dhe numër të madhe spekulimesh dhe dezinformatash rreth krejt rastit, shkruan Meta.mk dhe Portalb.mk. 

Publiku, ende i tronditur nga skandali me bisedat publikuara të incizuara ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe mashtruesve rus të cilët janë prezantuar si ish kryetari i Ukrainës Petro Poroshenko dhe sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, që ndër tjerash duket sikur krejtësisht u zhduk nga diskursi publik, javën e kaluar u përballëm me lajme drastike të pakëndshme të drejtuara kah ai që dikur ishte institucion në të cilin qytetarët kishin nivelin më të lartë të besimit – Prokuroria Speciale Publike, ose e njohura PSP.

Seria e ngjarjeve filloi që nga mëngjesi i të hënës, kur papritmas kryeministri Zaev njoftoi se do të mbajë pres konferencë. Ai i ftoi liderët e partive më të mëdha politike të premten në ora 14 të ulen të bisedojnë në Klubin e deputetëve, siç kanë bërë rregullisht gjatë krizës politike në vitin 2016, prej nga edhe doli PSP-ja si institucion. Këtë herë, ai paralajmëroi që do të flitet pikërisht për statusin e PSP-së zgjidhja e të cilit është edhe një nga sfidat e Maqedonisë si kusht për të marrë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian këtë vjeshtë. Zaev gjithashtu, ka propozuar në takimin e liderëve të bisedohet edhe për modelin zgjedhor, por jo për zgjedhje të parakohshme dhe për regjistrimin e shumëpritur të popullatës në vend. Tre çështje kyçe.

Pothuaj në të njëjtën kohë me pres konferencën e kryeministrit, në ueb faqen e Prokurorisë Speciale u paraqit informatë u se Katica Janeva jep dorëheqje nga funksioni Prokurore Speciale duke theksuar që ajo do të “aktivizohet kur partitë politike të harmonizohen për zgjidhjen e re ligjore dhe do të zgjedhin pasardhësin tim”. Prej atij çasti e tutje Janeva nuk ka pasur kurrfarë reagimi publik, megjithëse emri i saj dhe PSP-së janë pandërprerë të pranishme në mediat.

Reketues dhe biznesmenë, dëshmitarë dhe të akuzuar

Pesëmbëdhjetë minuta pas dorëheqjes së Prokurores Speciale disa nga mediat publikuan lajm bombastik që në një nga kalimet kufitare është privuar nga liria Bojan Jovanovski, më i njohur si “Boki 13” i cili është pronar joformal i 1TV, televizion nacional që ekziston pak më shumë se një vit. Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion ai ka është ndaluar për bisedë informative.

Menjëherë pastaj është lajmëruar edhe një pres-konferencë, kësaj radhe e prokurores së PTHP-së, për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskoska së bashku me Prokurorin publik të shtetit, Ljubomir Joveski. Ata kanë paraqitur detaje për shkaqet e ndalimit të Jovanovskit, përkatësisht që kundër tij zhvillohet hetim nën titullin “Reket” ku ai është i dyshuar për marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor dhe për pastrim të parave. Përkatësisht, prokuroria për krim të organizuar dyshon që “Boki 13” bashkë me personin Zoran Milevski, më i njohur në nëntokën maqedonase si “Zoki Kiçeec”, ka bërë tregti me ndikim dhe ka zhvatur para nga një biznesmen i njohur, e si kundërshërbim ka ofruar ndikim tek një prokuror i caktuar i cili e ka udhëhequr hetimin kundër biznesmenit.

“I dyshuari i parë duke e përdorur ndikimin e tij mbi prokuror publik, ka ndikuar të kryhet veprim me të cilin në procedurë hetimore do të lehtësohet pozita e një personi të dyshuar në atë procedurë”, kanë thënë Ruskoska dhe Joveski. Për këtë shërbim, sipas PTHP, i dyshuari “Boki 13” dhe bashkëpjesëmarrës i tij, deri momentin e privimit të tyre nga liria, prej biznesmenit kanë fituar 1,5 milionë euro.

Dy prokurorët publikë nuk pranuan të zbulojnë cili është prokurori publik tek i cili “Boki 13” ka premtuar ndikim as kush është biznesmeni i cili ka qenë “i reketuar”. Por mediat menjëherë kanë filluar të spekulojnë me emrin e Katica Janevës, për shkak se i biri i saj ka qenë i punësuar në televizionin ku “Boki 13” është pronar joformal, përkatësisht në aspektin formal juridik si pronar i televizionit llogaritet kompania e formuar nga babai i tij.

Identiteti i biznesmenit të involvuar, i cili është i akuzuar në rastin e PSP-së “Perandoria” ndërsa dëshmitar në rastin e PTHP, u publikua nga mediat dhe është Jordan Kamçev, pronar i më shumë bizneseve të mëdha në vend dhe ish bashkëpunëtor i afërt i Sasho Mijallkovit ish drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundër-zbulim, përndryshe kushëri i të arratisurit nga drejtësia Nikolla Gruevski i cili për momentin gëzon azil në Budapest, Hungari.

Natën kur u zbardh rasti “Reket”, pasi dëgjimit të të akuzuarve “Boki 13” dhe “Kiçeec”, PTHP njoftoi se për të dytë është caktuar paraburgim prej 30 ditësh.

Por, PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka publikuar edhe reagim publik pas valës së dezinformatave duke thënë që “ashpër i gjykon shkrimet në një pjesë të mediave të cilat, duke u thirrur në burime nga prokuroria, përhapin spekulime për gjoja zgjerim të hetimit”. Mediat, me të madhe kanë spekuluar, duke cituar burime anonime se është bërë bastisje në shtëpinë e Katica Janeva dhe hetimi i është i zgjeruar.

Linç publik për prokuroren speciale

Ditët në vijim ka pasur thirrje publike për arrestim të Katica Janevës, qindra artikuj për atë çfarë çanta janë marrë gjatë bastisjes në shtëpinë e Jovanovskit, por edhe mijëra postime në rrjetet sociale për denigrim të PSP-së.

Prokurorët e tjerë në Prokurorinë Speciale, me kërkesë të gazetarëve, u paraqitën para opinionit në përpjekje ta ruajnë integritetin e institucionit dhe kanë kërkuar zgjidhje më të shpejtë të rastit “Reket”, por edhe të respektohet presupozimi i pafajësisë.

Gjithnjë e më të zëshme janë reagimet e ekspertëve që edhe nëse ka involvim eventual të Katica Janevës në rastin “Reket”, nuk do të shkaktojë ndërprerje të lëndëve të Prokurorisë Speciale Publike, prapë se prapë mund të shkaktojë ngecje dhe prolongime, që në anën tjetër, mund të shpie drejt vjetrimit të disa lëndëve dhe lirim të të dyshuarve.

Një nga këto raste është pikërisht rasti “Perandoria” i Prokurorisë Speciale Publike në të cilin Kamçev, Mijallkov dhe dhjetëra të tjerë janë të dyshuar për krijim të grupit të strukturuar kriminel, dëmtim ose favorizim të kreditorëve, keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve publike, mashtrim dhe pastrim të parave.

Avokati Elenko Millanov, i cili është përfaqësues juridik i më shumë të dyshuarve në rastet e PSP-së (pjesë e madhe e tyre janë, ose kanë qenë pjesë e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE–së opozitare) publikisht reagoi duke thënë që “Perandoria” është lëndë e dështuar. Mirëpo, prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova e cila udhëheq me këtë lëndë në mënyrë decide u përgjigje që janë grumbulluar prova të forta dhe puna me këtë rast vazhdon. Me atë dallim që tani njëri nga të dyshuar në këtë hetim është dëshmitar dhe i dëmtuar në rastin “Reket”.

Si befasi e fundit në opinion u shfaqe informata që në realitet pikërisht kryeministri Zaev ka qenë ai i pari që e ka denoncuar rastin “Reket” në prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion. Përfaqësuesit e pushtetit aktual, në fakt, rastin “Reket” e paraqesin si shembull i sundimit të së drejtës dhe zbatimit të drejtësisë.

Nuk mund të shmanget konkluzioni që bëhet fjalë për lojëra të fuqishme në të cilat viktima e parë mund të jetë pikërisht drejtësia, për çka qytetarët e Maqedonisë shpresuan duke e shprehur qartë besimin në Prokurorinë Speciale publike si institucioni kulmor për të cilin nuk duhej të kishte të paprekshëm. Në këtë moment duket sikur nuk ekziston politikan në Maqedoninë e Veriut të cilit abrogimi i PSP-së nuk i konvenon.

Monika Makovej ishte prokurore dhe ish-ministre e drejtësisë e Rumanisë gjatë periudhës 2004-2007, e njohur për luftë të ashpër dhe për propozimin e ligjeve të shkëlqyera kundër korrupsionit. Ajo tani është eurodeputete.

Exit mobile version