Tetovë, do të organizohet spektakël sportiv të dueleve të kikboksit

Sheshi “Iliria“ në Tetovë më datë 25.07.2019 në ora 20, do të jenë nikoqir i spektaklit sportiv të gjashtë dueleve të kikboksit me moton “Glory Kickboxing “. Meçi më me peshë do të jetë i kategorisë së peshave të rënda mes Amet Bejtullah dhe Jovan Zhelkoviç i cili do të zgjatë tre raunde. Do të ketë dhe pesë duele të tjera të kategorive të ndryshme në mes të kikboksierëve të klubit “Shara“ dhe klubeve tjera të Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Klubi i kikboksit “Shara“ është organizator i këtij spektakli me mbështetjen e komunës së Tetovës si pjesë e të edicionit të shtatë me radhë së manifestimit “Vera e kulturës tetovare 2019“.

“Qëllimi i këtij manifestimi është edhe për ti njoftuar të rinjtë me teknikat e këtyre sporteve luftarake në veçanti kikboksin dhe nga afër ti shikojnë kikboksierët se si zhvillojnë një luftë reale. Fituesit nuk bëhen fitimtarë aksidentalisht. Përkundrazi, punojmë shumë për t’ia arritur qëllimit të tyre prandaj  ne si staf organizativ mundohemi që Tetovën ta begatojmë edhe me spektakël të rangut botëror sportiv ku pritet që ne bashkë me ju të dalim fitimtarë“ tha Amir Lusnjani, organizator.

“Kundërshtarin tim e njoh shumë pak, vetëm nga disa video, mirëpo kjo aspak nuk më intereson sepse do të jap maksimumin që rikthimi im të jetë më një fitore. Përveç përballjes sime do ketë edhe ndeshje tjera interesante, andaj ftoj publikun tetovar por edhe gjithë shqiptar të vijnë në sheshin Iliria në Tetovë dhe të festojmë së bashku”, tha Amet Bejtullah, organizator.

Duhet theksuar se në këtë mbrëmje do të paraqiten edhe kikbokserat shqiptar, Ajdin Bejtullah i cili do ndeshet me Flamur Ismailin. Albin Pajaziti kundër Elmaz Rakipit, mandej Armin Misimi ndaj Mentor Rexhepi, Musnet Ferati kundër Serhan Xhaferovski dhe Alirami Ramadani kundër Burim Rifati. Në program janë edhe disa lufta tjera ndërkaq përveç luftërave do të ketë dhe ansamble të grupeve muzikore shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button